Golf 500R me 518 kuaj fuqi (Foto)

Auto & Tech27.05.2016 12:50

Golf 500R është modeli më i ri që pritet të dalë në treg së shpejti për të gjithë adhuruesit. Ai mësohet se do të ketë një motor V5 2.5 TFSI, i cili prodhon 518 kuaj fuqi, makina ka një transmetues me 6 shpejtësi manual, makina gjatë gjithë kohës lëvizë me të gjitha rrotat.


Golf 500R është makinë sportive ku nga 0 deri në 100 km/h arrin për më pak se 4 sekonda, ndërsa shpejtësia më e lartë është arritur në 300 km/h (186 mph). OETTINGER 500R do të ofrohet si një edicion special, çmimi nuk është bërë publik, ndërsa ky model pritet të ketë një fazë tjetër të zhvillimit ku pritet që motori të prodhoj 600, 650 dhe 750 kuaj fuqi.


Ndërkohë akoma nuk dihet asgjë në lidhje me çmimin që ai do të ketë në treg.