Foxconn zëvendëson 60 mijë punonjës me robotë

Auto & Tech26.05.2016 12:32

Furnizuesi i Apple dhe Samsung, Foxconn raportohet se ka zëvendësuar 60.000 punëtorë të fabrikës me robota. Një fabrikë ka “reduktuar forcën punëtore nga 110,000 deri në 50.000 në sajë të futjes së robotëve”, tha një zyrtar i qeverisë kineze.


Xu Yulian, kreu i publicitetit për rajonin Kunshan, shtoi: “Më shumë kompani ka të ngjarë të ndjekin shembullin.” Kina po investon shumë në një fuqinë punëtore robotike. Që nga shtatori 2014, 505 fabrika në të gjithë Dongguan, në provincën Guangdong, kanë investuar 4.2 bilion juanë (430 milionë £ ) për robotë, me qëllim për të zëvendësuar mijëra punëtorë, raporton TechSot.Al


Kunshan, provinca Jiangsu, është një qendër prodhuese për industrinë elektronike. Ekonomistët kanë lëshuar paralajmërime alarmante se si automatizimi do të ndikojë në tregun e punës, me një raport, nga konsulentët Deloitte në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, duke sugjeruar se 35% e vendeve të punës ishin në rrezik gjatë 20 viteve të ardhshme.


Ish-shefi ekzekutiv i McDonald Ed Rensi kohët e fundit tha për Fox se një rritje pagash minimumi për 15 $ në orë do të bëjë kompanitë që të marrin në konsideratë punëtorët robot. “Është e lirë për të blerë një krah robotik $ 35.000 sesa të punësosh një punonjës i cili është joefektiv”, tha ai.

 

Republika Plus