Facebook Live vjen dhe në aplikacionin për Windows 10

Auto & Tech29.05.2016 12:25

Aplikacioni Facebook për Windows 10 tani ju lejon të regjistroni dhe të transmetoni video Live nga kompjuteri apo tableti juaj. Tipari unik aktualisht është i kufizuar në pajisjet me Windows 10. Të gjithë të tjerët mund të përdorin Facebook LIVE vetëm në smartfonët e tyre.


Është e paqartë në këtë fazë nëse Facebook do të prezantojë këtë përditësim për aplikacionet e tij në pajsijet iOS dhe OSX apo tek tabletat Android.


Përditësimi aktualisht po lëshohet dalëngadalë, që do të thotë se jo të gjithë përdoruesit e Windows 10 do të jenë në gjendje që menjëherë të përdorin opsionin “Go live” kur ata të hapin aplikacionin e tyre Facebook. Ikona e vogël e livestreaming mund të shihet në kutinë ku ju përditësoni statusin, së bashku me karakteristika e tjera, të tilla si ndarja e imazhit dhe emoji.


Për përdoruesit e përgjithshëm, Facebook Live është paraqitur si një opsion vetëm pë mobile, duke ju lejuar të transmetoni video tuaja drejtpërdrejt. Si Periscope, rrjeti Facebook Live përfshin një hartë bote, e cila lejon shikuesit të kërkojnë për transmetimet të drejtpërdrejta nga e gjitha bota.


Facebook lançoi aplikacionet për Windows 10, Facebook dhe Messenger më 28 Prill, duke premtuar shpejtësi ngarkimi dhe karakteristikat e fundit.

 

Republika Plus