Asusi me tablet të ri

Auto & Tech30.05.2016 15:49

Asus së fundmi është duke u përgatitur për lançimin e tabletit të ri Zenpad Z8. Pajisja e re është e fuqizuar nga procesori Snapdragon 650 dhe ka ekranin 8-inç me rezolucion 1536x2048 pixels.


Tableti i ri posedon 2 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme. Kamera kryesore e Zenpad Z8 është 8 megapixels ndërsa ajo për selfie 1.8 MP.


Sipas evleaks tableti do të lansohet në Verizon, por deri më tani nuk janë bërë të ditura data e lansimit dhe çmimi i pajisjes së Asusit. 

 

Republika Plus