Acer në korrik nxjerr në treg telefonin e ri

Auto & Tech29.05.2016 15:37

Acer konfirmon zyrtarisht se modeli Liquid Zest Plus do të dalë në shitje në muajin korrik. Telefoni është i pajisur me procesor Media Tek MT6735 me quad-core 1.3 GHz Cortex-A53 CPU. Ekrani i tij është 5.5 inç me RAM 2GB, ndërsa memoria e tij e brendshme është 16 GB, raporton GSMArena.


Liquid Zest Plus ishte prezantuar zyrtarisht në muajin e kaluar, ndërsa tani bëhet e ditur se do të dal në tregun amerikan në korrik me çmim prej 199 euro.


Ndërkaq pjesë tjetër e karakteristikave të telefonit është kamera kryesore është 13 MP, ndërsa ajo e përparme është 5 MP.